BE cakton ambasadorin e saj të ri në Shqipëri

0

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell, njoftoi sot emrin e ambasadorit të ri të BE-së në Shqipëri. Ai është Silvio Gonzato, një emër i spikatur në diplomacinë europiane.

Ai ka shërbyer më parë si Zëvendës Ambasador i Delegacionit të BE-së në Kombet e Bashkuara në Neë York.

Gonzato ka shërbyer edhe si Drejtor për marrëdhëniet ndërinstitucionale, koordinimin e politikave dhe diplomacinë publike.

Ai do të marr nesër zyrtarisht detyrën si ambasador i BE.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu