BE dhe SHBA bënë thirrje që të votohet zgjatja e Vettingut, Paloka, deputeti i parë që bën publik qëndrimin e tij

0

Ditën e djeshme në një deklaratë të përbashkët, SHBA dhe BE bënë thirrje që të në seancën parlamentare të ditës së enjte, deputetët e Kuvendit të votonin për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut.

Sa i përket kësaj deklarate, ka reaguar deputeti demokrat, Edi Paloka i cili ka shprehur hapur qëndrimin e tij kundër mbi zgjatjen e mandatit për organet e Vettingut. Në një reagim të bërë në “facebook”, Paloka tha se kushdo që votonte për zgjatjen e mandatit të Vettingut, ishte thjesht një shërbëtor i kryeministrit Edi Rama.

Deputeti demokrat, Edi Paloka: Ne pamundesi per te qene neser prezent ne seancen parlamentare ku do te diskutohet dhe votohet per zgjatjen e afatit te komisionit te Vetingut, po bej publik qendrimin tim “KUNDER “!

Kush voton per ti zgjatur jeten nje komisioni te perbere nga familjare te afert te qeveritareve, i cili ne te gjithe aktivitetin e tij ka marre vendime politike , duke kthyer ne farse reformen ne drejtesi, eshte thjeshte sherbetor i Rames ne kapjen e plote te drejtesise ! Deputetet qe jane ne ate Parlament me voten e demokrateve , nuk mund te behen pjese e nje procesi te tille.

Neser do te jemi perpara nje fakti tjeter qe do te tregoje qartazi se cila eshte opozita e vertete dhe kush eshte kthyer ne bishtin e Rames me zi se “opozita e kerperates dhe jenisherit”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu