BE dhuron 54 milionë dollarë të tjera për ndihmën humanitare në Ukrainë

0

Komisioni Europian ka thënë se BE do të ndajë një ndihmë humanitare prej 50 milionë eurosh për të mbështetur ata që janë prekur nga pushtimi rus në Ukrainë.

Sipas CNN, paketa përfshin 45 milionë euro për projektet humanitare në Ukrainë dhe 5 milionë euro për Moldavinë fqinje. Asnjë vend nuk është anëtar i BE-së.

“Fondet do të përdoren për të adresuar nevojat më urgjente humanitare duke ofruar shërbime mjekësore emergjente, akses në ujë të pijshëm dhe higjienë të sigurt, strehim dhe mbrojtje, ndihmë në para dhe mbështetje kundër dhunës me bazë gjinore,”-thuhet në deklaratë.

Komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave, Janez Lenarçiç ka thënë se ne duhet të jemi të përgatitur për një rritje sulmesh nga forcat ruse drejt Ukrainës.

“Me miliona njerëz në lëvizje ose të bllokuar në zonat aktive të luftës, nevojat në Ukrainë janë tashmë masive. Tani, ne duhet të jemi të përgatitur për një rritje të mëtejshme të sulmeve të pamëshirshme të Rusisë ndaj Ukrainës, veçanërisht në lindje. Paratë do të ndihmojnë njerëzit në zonat e vështira për t’u arritur, të cilëve u është ndërprerë qasja në kujdesin shëndetësor, uji dhe rryma, dhe ata që janë detyruar të ikin dhe të lënë gjithçka pas. Ukrainë, ne jemi me ju,”-tha ai.

BE deri më tani ka dhënë 143 milionë euro për ndihmën humanitare në Ukrainë.

Ky financim është pjesë e paketës së mbështetjes prej 1 miliard eurosh të  premtuar nga Komisioni Europian në fillim të këtij muaji.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu