BE pezullon vizat për rusët, Peskov: Një tjetër vendim qesharak

0

Kremlini ka dënuar vendimin e ministrave të jashtëm të BE-së për të pezulluar një marrëveshje për lehtësimin e vizave të vitit 2007 me Rusinë për shkak të luftës në Ukrainë, e cila do t’i bëjë vizat për rusët që udhëtojnë në bllok më të shtrenjta, ndërsa do të zgjasë kohën për marrjen e tyre, sipas mediave të huaja.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov paralajmëroi për kundërmasa të mundshme.

“Kjo është negative për rusët. Do të marrë më shumë kohë dhe do të jetë më e vështirë për të marrë viza,” u tha ai gazetarëve, duke thënë se kjo do ta bënte situatën më të vështirë edhe për europianët.

“Një tjetër vendim qesharak në një seri absurditetesh të vazhdueshme,” tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu