Bebe Rexha na tregon gjithçka për raportin me të atin, ja çfarë marrëdhënie kanë ata

0

Në Ditën e Baballarëve shumë personazhe të njohur bëjnë dedikime drejtuar prindërve të tyre në rrjete sociale. Njëra ndër to është edhe Bebe Rexha e cila ka shkruar fjalët më të vecanta për babain e saj.

Në Instagramin e saj personal ajo ka postuar një video shumë emocionuese, në të cilën shihet duke u përqafuar me të atin pak para nisjes së një performance. Ajo ka treguar se në fillimet e karrierës ka qenë gjithmonë babai ai që e shoqëruar dhe qetësuar kur duhej të ngjitej në skenë për të kënduar.

“Kur nisa për herë të parë punën në biznesin e muzikës, isha shumë e frikësuar. Babai im më thoshte “mos u shqetëso gjithmonë do të kesh një çati mbi kokë dhe një vend për të fjetur për sa kohë unë do të jem këtu”. Faleminderit që gjithmonë më ke qëndruar pranë. Tani të qëndroj unë ty pranë. Të dua babi”, shkruan këngëtarja përkrah postimit të saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu