Bebi lëviz live në emision gjatë intervistës teksa Vlashenti po fliste për pritjen e ëmbël të Dojnës

0

Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë.

Çifti po presin një djalë, ndërsa emocionet janë ndjerë edhe gjatë intervistës. Së sotme në “Më lër të flas”. Teksa Vlashenti po tregonte sesa e përkushtuar ka qenë Dojna në rrugëtimin e shtatzanisë, papritur bebi lëvizi në barkun e Dojnës..

Padyshim ky ishte një moment shumë emocionues për të dy, ndërsa Dojna tregoi që Vlashenti e ka kuptuar para saj se kur ka lëvizur bebi për herë të parë në bark.

“Përgjithësisht lëviz në këtë orë. Vlashenti e ka kuptuar para meje kur ka lëvizur bebi. Realisht, përpara e ka ndjerë Vlashenti,sesa unë që e kisha në bark, nuk e di sesi ka mundësi”, tha Dojna.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu