Befason Mbappe: “Nuk dua të flas me Realin…”

0
PSG's Kylian Mbappe celebrating after scoring the 2-0 goal during the Ligue 1 Paris Saint-Germain (PSG) v Monaco (ASM) on April 21, 2019 at the Parc des Princes stadium in Paris, France. Kylian Mbappe scored a hat-trick and Neymar made his return from a three-month injury lay-off as Paris Saint-Germain began its Ligue 1 title celebrations with a 3-1 win over visitor Monaco on Sunday. Photo by Henri Szwarc/ABACAPRESS.COM

Kylian Mbappé ka dhënë një deklaratë të fortë pas përfundimit të ndeshjes kundër Lille, që përfundoi me fitoren 1-5 të PSG-së.

Vetëm nëntë ditë para ndeshjes kundër Real Madridit, sulmuesi i skuadrës pariziene, kur u pyet për të ardhmen e tij, dha se nuk ka negociuar asgjë me rivalin e tyre në 1/16 e Champions League.

“A e kam marrë vendimin për të ardhmen time? Jo. Të luash kundër Real Madridit ndryshon shumë gjëra. Edhe nëse kam lirinë të bëj atë që dua tani, nuk do të flas me rivalin apo të bëj një gjë të tillë.

Unë jam i përqendruar në fitoren kundër Real Madridit dhe, më pas, do të shohim se çfarë do të ndodhë”, – pohoi francezi në Amazon Prime.

Ajo që duket qartë nga fjalët e talentit francez është se ai nuk ka nënshkruar asgjë dhe nuk do të nënshkruajë asgjë para ndeshjes së Champions League kundër Real Madridit.

Kanë mbetur më pak se pesë muaj para se t’i përfundojë kontrata dhe e ardhmja e tij është ende e pazgjidhur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu