FRANCE – Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Ashraf Hakimi e ka lënë gruan e tij Hiba Abuk duarbosh dhe ajo e vuri re këtë gjë pasi bëri kërkesë për divorc për akuzat për tradhëti.
Ai ia vuri gjithçka kishte në llogarinë e nënës së tij… Aktorja bukuroshe planifikoi t’i merrte gjysmën e pasurisë futbollistit maroken, pasi ai mashtroi dhe u akuzua për përdhunim dhe nëna e yllit të PSG-së pretendon se nuk e dinte fare për lëvizjen e djalit të saj.
“Djali nuk më ka njoftuar për kalimin e pasurisë tek unë! A e ka bërë këtë për të mbrojtur veten? Nuk e di, por… Cili është problemi nëse është e vërtetë? Nëse djali im nuk do ta kishte bërë këtë, atëherë ai nuk do të ishte në gjendje ta hiqte qafe atë grua – tha troç ajo.
Hakimi po përballet me dënimin publik, pasi dëshiron ta lërë pa asgjë gruan që i ka dhënë fëmijë dhe mesa duket në këtë e përkrah edhe nëna e tij.
Pasuritë e paluajtshme, makinat, bizhuteritë, paratë, gjithçka që ai fitoi i shkojnë gruas që e lindi dhe gruaja që lindi trashëgimtarët e tij do të duhet të luftojë për të drejtën e saj në gjykatë.