Begaj dekretoi ligjin për Komisionet Hetimore/ Reagon kryeministri Rama: Ka mbaruar koha kur Presidenti udhëhiqte revolucione imagjinare

0

Kryeministri Rama ka reaguar në median sociale X në lidhje me dekretimin nga presidenti Begaj të ligjit për Komisioneve Hetimore të propozuar nga mazhoranca.

Dekretimi i Begajt hapi shumë debate nga ana e opozitës, duke e konsideruar si palë me qeverinë.

Rama shprehet në X, se koha kur presidenti bënte revolucione kundër qeverisë ka mbaruar.

Rama thotë se do të mbarojë shumë shpejt edhe koha e keqkuptimit politik të ditës në vend, pasi ai dhe qeveria e tij kanë projekte kyçe për zhvillimin e Shqipërisë.

Prandaj, e mbyll Rama, nuk kemi asnjë sekondë për të humbur me ata që duan të rikthejnë kohën e vdekur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu