Bëhen gati suitat e hotelit luksoz në Berat ku do të qëndrojnë shtetasit afganë

0

Teksa nuk dihet ende numri i saktë i afganëve që pritet të vijnë në vendin tonë, strukturat akomoduese për strehimin e tyre po fillojnë të bëhen gati.

Pas Tiranës dhe Durrësit, mësohet se edhe bashkia e Beratit po përgatitet për të pritur refugjatët afganë. Do të jetë hoteli luksoz me 5-yje “Colombo” ai i cili do të vihet në dispozicion të mysafirëve që pritet të vijnë.

Ky hotel ka gati 109 dhoma ku sipas informacioneve paraprake pritet të strehohen rreth 200 persona.

Kapaciteti i plotë i hotelit është prej 180 dhomash përfshirë dhe suitat. Jacuzzi, pishinat dhe shërbimi Spa nuk mungon gjithashtu në hotelin luksoz.

Burime bëjnë me dije se janë bërë gati ambientet ku do të kryhen vizitat mjekësore, tamponi dhe ku shtetasve afganë do tu ofrohet asistencë psikologjike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu