Bëhet aksioner i skuadrës së njohur në NFL, Hamilton: I lumtur që do jem pjesë e historisë së këtij klubi

0

Luis Hamilton ka menduar të nisë një aventurë të re në karrierën e tij, teksa piloti britanik është bërë aksioner i skuadrës së njohur në NFL.

Hamilton është zyrtarisht pjesë e presidencës së skuadrës së futbollit amerikan të Denver Broncos.

Lajmin e ka dhënë vetë shtatë herë kampioni i botës me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“I lumtur që i bashkohem këtij grupi pronarësh dhe të jem pjesë e historisë së Denver Broncos. Bëhet fjalë për një mundësi unike në jetë, për të pasur impakt në sport dhe të punosh me një ekip që ka famë botërore”, tha britaniku, i cili ka blerë një pjesë të aksioneve të skuadrës së njohur në NFL.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu