Bëhuni gati sot në orën 23:00, ‘Hëna Luleshtrydhe’ do të dhurojë spektakël në qiell

0

Hëna e plotë e parë e 2022 është gati të mbizotërojë sot. Këtë mbrëmje 14 qershor 2022, ora 23:00, qielli do të dhurojë spektakël me ‘Hënën Luleshtrydhe’. Kjo hënë kaq e ëmbël ndodh në një afërsi më e afërt se zakonisht me Tokën dhe do të duket më e madhe se zakonisht për shkak të saj.

Hëna do të jetë në Shigjetarin me shpirt të lirë, ndërsa dielli do të jetë në Binjakët e zgjuar dhe të shoqërueshëm. Shënon një kohë për të realizuar qëllimet e mesit të vitit e për të shijuar frytet e punës sonë.

‘Hëna Luleshtrydhe’ do të jetë e plotë më 14 qershor në orën 23:00, ndërsa do të jetë e dukshme edhe në datën 15 qershor në orën 01:23. Duke kërkuar për Hënën në qiell, do të gjejmë edhe yllin e kuq supergjigant Antares dhe gjigantin e gazit Jupiter.

‘Hëna Luleshtrydhe’ është një pseudonim tradicional për çdo hënë të plotë që bie në qershor. Ky emërtim i këndshëm bazohet në faktin se luleshtrydhet piqen gjatë kësaj periudhe të vitit në Amerikën e Veriut, kështu që kjo kokrra të kuqe më në fund mund të korret dhe shijohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu