Belind Këlliçi, kollovari i Rilindasve: Unë ulem edhe me Bashën që të bashkoj PD

0

Belind Këlliçi, i quajtur ndryshe ‘kollovari’ i Rilindasve për shkak të lidhjes së tij disa vjeçare me Ana Shkrelin, të bijën e zv/ministrit të Infrastrukturës Artan Shkreli, ka dhënë së fundmi një intervistë për mediat.

Ai ka deklaruar se për të bashkuar PD dhe demokratët është i gatshëm të ulet në negociata me çdo deputet të PD. Madje Këlliçi tha se do të ulej edhe me Lulzim Bashën po të ishte nevoja.

“Unë do të ulesha edhe me Lulzim Bashën po të ishte nevoja. Kushdo që ka në axhendë përçartjen e PD-së nuk i shërben bashkimit të PD. Unë do të ulesha me këdo të bisedoja për atë që kanë parësore vullnetin e demokratëve dhe jo qëllimet personale”,-u shpreh Këlliçi ndër të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu