Ka bëma nga më të ndryshme për të burgosurit shqiptarë brenda burgjeve.
Gazetari Fatos Mahmutaj ka treguar një rast ku një i burgosur në Rrogozhinë, me laptopin e tij brenda në qeli, kishte montuar me photoshop një foto sikur ishte shok i ministrit të drejtësisë në atë kohë, Aldo Bumçit.
“Tek një shtëpi ngjitur me burgun instaloi internetin dhe me wi-fi futej në laptopin e tij brenda në burg dhe futej në faqet e institucioneve dhe gjen një foto të ministrit të atëhershëm të Drejtësisë tek një takim zyrtar, të Aldo Bumçit, dhe me photoshop heq kokën e personit tjetër dhe vendos kokën e tij.
Dhe pas disa ditësh kthehet nga leja, dhe u thotë atyre që nuk e dini ju që ministrin e kam shok fëmijërie.
Dhe të gjithë i rrinin gatitu në burg, si shok i ministrit, pastaj u tregoi si ishte e vërteta. Dhe në vend që të merreshin masa ndaj tij, ata i thonin aman hiq foton tënde dhe vendos foton time,” tha Mahmutaj.