Por bota e internetit duket se nuk “të fal” pasi pas publikimit të disa fotove të fundit të Affleck teksa flinte në një karrige në një anije kanë bërë xhiron e rrjetit dhe kanë vërshuar në komente tallëse.Vetëm disa ditë pas martesës së bujshme në Las Vegas, këngëtarja Jennifer lopez dhe aktori Ben Affleck kanë nisur muajin e mjaltit në qytetit në romantik, Paris.
Por bota e internetit duket se nuk “të fal” pasi pas publikimit të disa fotove të fundit të Affleck teksa flinte në një karrige në një anije kanë bërë xhiron e rrjetit dhe kanë vërshuar në komente tallëse.
Ndoshta ai nuk e kishte menduar se mund të fotografohej nga ndonjë paparac në ato momente, mbase dremiti vetëm pak minuta por i dha kohë të mjaftueshme paparacëve për të bërë shumë foto. Ndërkohë nuk dihet se çfarë ishte duke bërë JLo në ato momente.
Çifti i famshëm pak ditë pas martesës së tyre zgjodhën kryeqytetin francez për të nisur muajin e mjaltit. Ditën e djeshme ata, pas shëtitjes së tyre nëpër rrugët e Parisit, u ulën në një stol duke u përqafuar dhe shkëmbyer puthje dhe përqafime.