Bën përshëndetje naziste në gjykatë autori që vrau 77 njerëz

0

Një dekadë më parë ai vrau 77 njerëz, vrasësi mizor dhe ekstremist Anders Behring Breivik lihet në burg nga gjykata pasi iu refuzua kërkesa për lirim me kusht.

Breivik, një neo-nazist anti-musliman, bëri një shenjë me gishta në gjykatë përpara se të ngrinte krahun e djathtë në një përshëndetje naziste për të sinjalizuar ideologjinë e tij të ekstremit të djathtë.

Sipas Mirror Uk, në dëshminë e muajit të kaluar ai fajësoi radikalizimin në internet nga ekstremistët për krimet e tij, duke thënë se i ‘kishin bërë lavazh truri’.

Breivik vrau 77 persona në korrik të vitit 2011. Ai vrau tetë me një makinë bombë në Oslo dhe më pas vrau 69, shumica prej tyre adoleshentë, në një kamp rinor të Partisë Laburiste.

Breivik, 42 vjeç, po vuan dënimin maksimal të Norvegjisë prej 21 vjetësh në burg, i cili mund të zgjatet për një kohë të pacaktuar nëse ai konsiderohet një kërcënim i vazhdueshëm për shoqërinë. Ai mori pjesë në gjykatë i veshur me kostum dhe me kokën e rruar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu