Beniada Nishani ka qenë një ndër personazhet më të komentuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Modelja mori vëmendjen me thjeshtësinë që e karakterizonte ndërsa vazhdon të jetë në fokus të mediave edhe pas daljes nga shtëpia e famshme.
Tashmë ka nisur karrierën si moderatore dhe është zhvendosur përfundimisht në Shqipëri. Së fundmi, modelja i është përgjigjur interesit të fansave të saj se pse hyri në BB. Ajo thotë se ishte mënyra e vetme për t’u bërë e njohur për publikun shqiptar.