Bënte “drift” me mjet dhe e postonte në rrjete sociale, e pëson drejtuesi i mjetit në Bulqizë

0

Një drejtues automjeti është gjobitur në Bulqizë për kryerjen e manovrave të rrezikshme me automjet.

Drejtuesi në fjalë bënte drift në kryqëzimin mes dy qyteteve dhe më pas e postoi video-n në rrjete sociale.

Shërbimet e Policisë Rrugore Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Bulqizë, pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, në kryqëzimin mes dy qyteteve në Bulqizë, duke kryer manovra të rrezikshme (drift) me automjet dhe duke u bërë burim aksidenti për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, si dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, u bë e mundur identifikimi dhe shoqërimi i shtetasit A.Sh.,  që shfaqet në video.

Për kundërvajtjen e kryer, ndaj tij u vendos masa administrative  me vlerë 40 mijë lekë të rinj, për shkelje të nenit 139, pika 3, të Kodit Rrugor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu