Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj pas daljes së tij nga SPAK, u ndal në një prononcim për mediat.
“Sot ishte e premte, që është dita e paraqitjes. Mora dhe hard drive me të dhënat e laptopit, që u sekuestruan në apartamentin tim në 28 dhjetor. Ditë të mbarë!”, tha Beqaj.
Beqaj qëndroi për rreth 40 minuta në SPAK, në kuadër të procedurave për masën ‘detyrim paraqitje’.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK (VIDEO)
Kujtojmë se më parë ai është paraqitur në cilësinë e personit nën hetim për çështjen e sterilizimit. Pak kohë më parë Beqajt i është caktuar nga GJKKO masa e ‘detyrimit të paraqitjes’ dhe ‘ndalim dalje jashtë vendit’ pasi ai po hetohet lidhur me disa çështje.