Berat Djimsiti, dopieta e parë në karrierë. I katërti shqiptar që shënon dy gola në një ndeshje europiane

0

Sigurisht, një natë që nuk do ta harrojë kurrë. Një nga ato të shënuara nga fati, në mënyrë mjaft evidente. Ndoshta po t’i kishin dhënë një goditje këndi të tretë radhazi, do të kishte shënuar edhe në atë. Berat Djimsiti përmbysi grekët e Olympiacos me dy gola të shpejtë, realizuar brenda 3 minutave, duke i dhënë suksesin e çmuar Atalantës.

Shqiptari realizoi dopietën e parë në karrierë, pikërisht në Ligën e Europës. Dy gëzime në një mbrëmje për qendërmbrojtësin kuqezi. Para së gjithash, sepse i dha fitoren skuadrës së tij. Më pas, sepse ishte e para dopietë në karrierë për mbrojtësin shqiptar. Me pak fjalë, një ditë historike për të, por edhe për Shqipërinë.

Me dy golat e shënuar, Djimsiti u bë lojtari i katërt shqiptar në histori që realizon dopietë në një kompeticion klubesh europiane pas Lilajt (me fanellën e Skënderbeut kundër Sporting CP në “Europa League”, më 2015), Kolës (me Tiranën, kundër Sliema Wanderers në Kupat e Europës 1989) dhe Xhafa (më 1970).

Mbrojtësi i Atalantës, megjithatë, tani e sheh veten 1 gol larg rekordit personal të shënimit në një sezon të vetëm, i regjistruar më 2014-2015, kur luajti për Zurich (2 gola në ligë dhe një tjetër kundër Apollon Limassol në Ligën e Evropës). Ngazëllimi i stadiumit “Gewiss” vlen shumë, për të dhe për ekipin e Gasperinit, që janë duke ndjekur një ëndërr…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu