Ballina AKTUALITET Bëri 26 vite burg padrejtësisht, lirohet amerikani në nga Karolinën e Veriut...

Bëri 26 vite burg padrejtësisht, lirohet amerikani në nga Karolinën e Veriut që u dënua për vrasje

0

Lirohet pas 26 vitesh burg Dontae Sharpe, nga Karolina e Veriut, i cili ishte dënuar gabimisht për vrasje. BBC shkruan se falja i është dhënë nga guvernatori. Sharpe ishte përpjekur gjatë këtyre viteve që të luftonte për pafajësinë e tij, ndërsa ishte arrestuar në vitin 1994.

“Emri i familjes sime është pastruar. Është një barrë nga supet e mia dhe të familjes sime.”- u shpreh ai para gazetarëve.

Guvernatori Roy Cooper tha në një deklaratë duke shpallur faljen se ai e kishte shqyrtuar me kujdes rastin dhe ata që janë dënuar gabimisht si Sharpe “meritojnë që kjo padrejtësi të njihet plotësisht dhe publikisht”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu