Valentina Petroviq e cila ka përfaqësuar Serbinë në garën Miss Intercontinental në Egjipt është shtruar në spital me të arritur në Serbi, raportojnë mediat lokale.
Sipas koleges së saj, Nadja Kljajiq, tha se Valentina Petroviq me të arritur në Serbi ka përfunduar në spital me infuzion.
“Jam në kontakt me menaxherin dhe drejtorin e garës i cili më informoi. E kuptoj se është e papranueshme çfarë ndodhi. Ajo ka stres të shtuar dhe e pret presion i madh. Ata e mbajtën në kufi për një kohë të gjatë kur është kthyer në Serbi”, tha Kljaiq.