Ka nisur seanca plenare në Kuvend, e para që nga fushata elektorale dhe zgjedhjet e 11 majit.
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali njoftoi se në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve nuk u ra dakord për programin dhe kalendarin e punimeve, duke njoftuar se në lidhej me këtë do të diskutohet në seancë.
Sali Berisha: Kjo seancë mblidhet pas farsës elektorale më të turpshme pas rënies së perdes së hekurt në periudhën pas komuniste në Europë. Partia e krimit me në krye Ramën zhvilloi farsën zgjedhore më kriminale që ka njohur ndonjëherë historia e vendit.
Kjo seancë mblidhet pasi në shkelje të të gjitha ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare Rama përdori 76 mln euro si dhuratë për votuesit, fali 200 mln euro gjoba dhe kamata për të marrë votat.
Mobilizoi kartelet e drogës, më të rrezikshmit në Europë. Deputetët e karteleve zëvendësojnë ju në këtë Parlament, jo se ju nuk ishit mëkatarë, por vetëm njëri prej tyre, Arkendi që mori 2 mijë e 500 vota në 2021 mori nga Troplinët këtë vit 5 mijë vota më shumë se Rama.