Berisha: Basha më 17 Dhjetor do të merret në pyetje për çështjen “Toyota Yaris’

0

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë sërish thirrje kryedmeokratit Lulzim Basha që të japë dorëheqjen nga posti që mban, duke i përmendur ato që sipas tij janë problemet me drejtësinë. Në fjalën e tij nga “Foltorja” e Devollit, Berisha u shpreh se pikërisht me atë çështje kryeministri Edi Rama, sipas tij mbante peng kryedemokratin. Ndërsa shtoi se ai është thirrur për të dëshmuar më 17 dhjetor, një ditë para Kuvendit të kërkuar nga vetë.

Edi Rama i mbylli dosjen “peng-kryetarit”. Mirëpo dosja i kishte rrënjët në Belgjikë, që kishte nisur hetimet dhe nuk ja mbyllte dot Edi Rama. Nëse i mbylli dosjen e Tiranës, atë nuk e mbyllte dot. Tani fjala është e drejtësisë belge. Deri tani në Belgjikë rezulton i shpallur anëtar i organizatës kriminale. Ai e prishi operacionin dhe unë ia kam thënë pa ardhur “Toyota”-at në Shqipëri dhe i kam thënë kjo nënkupton implikimin tënd, ose me njërën ose palën tjetër. Kam pasur zero njohuri që drejtësia belge e kërkon për ndjekje penale. Policia belge ka kërkuar marrjen me forcë të Bashës në pyetje për dekonspirim të aksionit ku u kapen mijëra euro në “Toyota Yaris”. I kërkoj të japë dorëheqjen dhe të mos mbajë peng partinë Demokratike. Në 17 dhjetor (një ditë para Kuvendit) Basha është ftuar të merret në pyetje për çështjen “Toyota Yaris’,”- tha Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu