Berisha: Ndërkohë Komisioni vendosi t’i komunikojë deputetit Lulzim Basha vendimet supreme të anëtarësisë së PD në aktin më historik të lirisë siç ishte referendumi. Ky akt ishte shkarkimi. Si një akt protokollar dhe jo detyrim sepse e shpall para të gjithë shqiptarëve. Deputetit Basha do i dërgohet shkresë për këtë vendim. Komisioni vendosi që të njoftojë se anëtarësia e PD është në këmbë dhe e vendosur të zbatojë vendimin e saj. Vendimi i marrë do zbatohet pa asnjë lloj hezitimi.
Paralajmëroj këtu deputetin Basha të mos e imagjinojë t’i kundërvihet vendimit të referendumit më të gjë që është mbajtur në historinë e vendit. Anëtarët kanë vendosmëri absolute për këtë vendim. Komisioni do të bëjë detyrën e tij për zbatimin e vendimit.