Berisha: Në Bruksel është mbledhur samiti i aleancës duke shprehur mbështetjen e pakufishme për të, uroj që me vendimet e tij të japë përgjigjien më të merituar diktatorit gjakësor me armët nukleare që ai disponon Putin. Është shumë i rëndësishëm për paqen në botë.
A është i gatshëm Komisioni të ulet në tryezë me çdo demokrat, me çdo deputet?
Berisha:Dua të garantoj se PD është e hapur dhe vullnetplotë për debate dhe diskutime me çdo anëtar të ssaj, cilidoqoftë. Jemi të hapur të bëjmë gjithçka për bashkimin rreth votës së lirë. Nuk bëhet më fjalë për një kryesi pasi është shkarkuar në 11 dhjetor por kjo nuk do të thotë se fjala e demokratëve, nuk dëgjohet dhe nuk përfillet. Natyrisht fola për 11 dhjetorin por sanksionimin më të plotë e mori me 6 mars dhe ajo që dua tu siguroj është se PD ka institucionin e saj që është grupi parlamentar.
Dhunimi i PD-së u arkivua me dorëheqjen e Bashës. Ekziston një dhe vetëm një parti Demokratike, po ndodh një process i mrekullueshëm në bazë, po takoj njëri pas tjetrit kryetarët që kanë qenë dhe në takim me Bashën por që janë të qartë se ka vetëm një bashkim pas 6 marsit. Ja kanë thënë qsrtë Bashës në gojë e sy që anëtarësia është me 6 marsin.