Berisha do mbledhë Kuvendin Kombëtar në 11 dhjetor, reagon Lulzim Basha

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar mesazhin e tij të djeshëm që bëri në Kuvend, ku shigjetoi kryeministrin Edi Rama.

Përmes një videomesazhi kreu i opozitës mes ironisë i kthehet Ramës, që ky i fundit të pranojë publikisht se e ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën.

MESAZHI I BASHËS
E ke hallin ti tek Partia Demokratike?! Ke hall ti sesa demokratë mbledh unë?! Të ka marrë malli ty? Të ka marrë malli?!
Thuaj më ka marrë malli për Sali Berishën dhe për Ilir Metën, thuaje ta dëgjojnë të gjithë.
Shko dhe ti në foltore zotëri, ose fillo foltoren tënde. Bëni “Trekëndëshin e Bermudës” edhe qani hallin bashkë të tre, nëqoftëse i keni të njëjtat. Unë jam këtu për të qarë hallet e shqiptarëve, as të tuat, as të Sali Berishës, as të Ilir Metës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu