Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së paralajmëroi se opozita përveç foltores pritet të ogranizojë edhe protesta.
Berisha tha se ka ardhur koha që opozita të organizojë protesta të fuqishme.
“Ndaj dhe ne, në një dialog intensiv me shqiptarët, duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi“, u shpreh ai.
Berisha u ndal edhe te buxheti, duke e quajtur atë si piramidë mashtrimi dhe vjedhjeje ndaj qytetarëve shqiptarë.
“Të dhënat më të fundit të INSTAT-it tregojnë efektin shkatërrimtar të karteleve të drogës mbi ekonominë e vendit, mbi rritjen ekonomike të vendit dhe zhvillimin”, tha ai.





