Berisha e akuzoi se kishte dërguar gardën për të mbrojtur Bashën, reagon Rama: S’kam punë me 2 kufoma politike

0

Në deklaratën e dhënë për mediat gjatë mbrëmjes së sotme, Berisha akuzoi kryeminsitrin Edi Rama se ky i fundit kishte dërguar trupa të gardës në selinë e PD për të mborojtur Lulzim Bashën.

Së fundmi nëpërmjet një postimi në Tëitter, ka ardhur edhe reagimi nga kryeministri i cili shkruan se nuk kishte punë me situatën aktuale brenda PD dhe duke shtuar se i vinte keq për demorkatët e thjeshtë. Ndërsa pas Ramës ka reaguar zyrtarisht edhe policia e shtetit ku sqarohet se nuk ka pasur forca në selinë e PD.

Kryeministri Edi Rama në Twitter:

Unë s’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre.Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë!

Reagim i Policisë së Shtetit

Përsërisim me keqardhje se përgojimi i Policisë së Shtetit në debatin e brendshëm të një partie politike nuk i shërben as ligjit, as shoqërisë dhe as të vërtetës.

Policia e Shtetit nuk ka pasur asnjë trupë të vetme në territorin e asaj partie.

Policia e Shtetit nuk ka asnjë lidhje me akuza apo pamje të servirura në media, nga aktorë të caktuar politik dhe mediatik.

Policia e Shtetit kryen detyrën e saj konform ligjit dhe misioni i saj nuk e përfshin kurrsesi ndërhyrjen në çështjet politike apo mes palëve politike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu