Berisha e nis me kompliment Foltoren e Beratit, salla shpërthen në ovacione

0

Berati ka qenë dhe mbetet në historinë tonë kombëtare diamandi i kurorës së saj. (Berisha! Berisha! Berisha) Me trashëgimine e madhe, para së gjithash shpirtërore të qyttetarëve të këtij qyteti, sot fatmirësisht, Berati është pasuri botërore që bën krenar ccdo shqiptar. Të dashur miq ne mblidhemi në një moment kritik. Mblidhemi në një periudhë udhëkryqi të vërtetë për demokracinë shqiptare, për PD-në por po kaq edhe për Shqipërinë. Sot një regjim i cili pranohet thuajse botërisht si narkoshtet, hyri në mandatin e tij të tretë. Edi Rama grabiti mandatin e tretë pasi në 8 vite e nxiu reputacionin, emrin por edhe jetën e shqiptarëve, në Shqipëri, Europë dhe botë. Edi Rama në 8 vite kaloi nga një rekord i zi në një rekord tjetër të zi. Miqtë e mi, përgjegjësit më kryesot të kësaj drame që ngjiti Shqipërinë në ccatinë e Europës për vdekshmërinë nga Covid, vjo vetëm që nuk pësuan asgjë, pro janë po ata në qeveri dhe vazhdojnë me të njëjtat praktika të vjedhin qytaetarët shqiptarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu