Berisha: Edi Rama ka marrë një telefonatë me ‘SkyEcc’ që e ka lënë dy net pa gjumë

0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme u shpreh se kryeministri Edi Rama ka marrë një telefonatë me SkyEcc që ka dy net që e lë pa gjumë.

Berisha gjithashtu tha se Rama priste telefonatë nga sivllau i tij, por Soros nuk po i përgjigjet telefonatave sepse, është i zënë në vendin e tij dhe pritet të japë llogari para kombit amerikan që ndëshkoi në mënyrë shembullore ‘wokizmin’ e tij.

Miqtë e mi! Kësaj here, fatmirësisht edhe sivllau i tij, superspekullanti i botës, Aleksis Soros nuk po i përgjigjet telefonatave të tij. Nuk po i përgjigjet sepse, është i zënë vetë, në vendin e tij, pritet të japë llogari para kombit amerikan që ndëshkoi në mënyrë shembullore ‘wokizmin’ e tij, dëmet e mëdha publike që u bëri qytetarëve amerikanë, kjo monstër e njerëzimit.

Edi Rama, i cili me datën 6 do të shkruante se, ka punuar me përkushtim të madh me presidentin e 46 dhe do të përkujtojë me përkushtim të madh me presidentin e 47, ka marrë një telefonatë, por miqtë e mi, jo telefonatën që priste. Ka marrë një telefonatë me SkyEcc që ka dy net që e lë pa gjumë. Telefonata nuk i vinte nga e priste. Se tashmë kolonelit nuk ka kush ti shkruajë, por i vinte nga nuk e priste. I vinte nga McGonigali; Edi po të pres, se në qoftëse u dënova unë për rryshfet, rryshfetin ma dhe ti dhe ndaj këto vite burg do ti ndajmë bashkë,” tha Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu