Berisha i ftoi në tryezë/ Ja forcat politike që marrin pjesë në mbledhjen e opozitës

0

Kreu i PD Sali Berisha mblodhi këtë të premte tryezën e opozitës dhe shoqërisë civile.

Sikurse e kishin paralajmëruar, kanë refuzuar ftesën Agron Shehaj i “Mundësia”, Adriatik Lapaj i “Shqipëria Bëhet” dhe Arlind Qori i “Lëvizja Bashkë”.

Po ashtu, në mbledhje mungoi edhe PDIU.

Aleatë të Berishës të pranishëm janë Nard Ndoka, Fatmir Mediu, Agron Duka, Tedi Blushi, PBDNj, Sali Shehu, Adriatik Alimadhi, Selami Jenisheri, Kostaq Papa, Ekrem Spahiu dhe Kujtim Gjuzi.