Berisha i rrethuar nga garda në foltore/ Plas në Kuvend, ndërpritet seanca

0

Kërkesa e deputetes Elda Hoti për të ndërruar radhën e saj për të folur, me ish-kryeministrin Sali Berisha, ka sjellë debate në Kuvend.

Pasi kjo kërkesë nuk është pranuar nga nënkryetarja Ermonela Felaj, Berisha ka dalë në foltore, ndërkohë që është rrethuar nga garda.

Pavarësisht se bllokoi foltoren, Felaj nuk ia ka dhënë fjalën, me pretendimin se nuk është pjesë e grupit të PD-së.

Kjo ka shkaktuar pakënaqësi te deputetët e opozitës, të cilët janë ngritur në këmbë. Duke parë situatën e agravuar, Felaj ndërpreu për 5 minuta seancën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu