Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me deklaratat e këtij të fundit se nuk tërhiqet nga mbajtja e Kuvendit më 11 dhjetor.
Basha në reagimin e tij nga Kryesia, tha se Berisha duhet të ‘zhvishet’ nga çdo iluzion se nuk ka dy PD.
REAGIMI I BASHËS
PD nuk vepron me “nese”, jane firmat apo nuk jane firmosur. PD ka rregulla dhe statut te qarte. Momenti i verifikimit të firmave ka qene cdo dite para 11 nëntorit. Sic u be e qarte nga disa nismetare, shkelja eshte bere ne menyre te qellimshme per mungese besimi tek organet legjitiime te PD. Nderkohe qe jemi ketu, nismetari ka deklaruar, pa asnje tager statutor, se kuvendi do te jete ne 11 dhjetor. Dua t’ju zhvesh nga cdo iluzion. Nuk ka 2 PD, ka vetem 1 PD dhe nuk ka per te patur institucione paralele. Ne 11 dhjetor ka tubim, por jo Kuvend. Nuk jam une as pengesa, as halli, as problemi i Sali Berishes. Por une dhe ju jemi përgjegjes qe demokratet te mos perdoren mish per top per interesat e sali berishes apo dikujt tjeter. Largimi i ketij regjimi pa mbeshtetjen e aleatit strategjik, eshte i paimagjinueshem. Pavaresisht deshires, per fat te keq, na eshte bere e pamundur nga menyra antistatutore, pervec shinave te legjitimitetit qe burojne nga pergjegjesite e kesaj kryesie dhe qe ia kam parashtruar per miratim kryesise.