Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e sotme për shtyp hodhi ‘spekulimet’ sa i takon vdekjes së 28-vjeçarit Ilvi Meta në komisariatin e Kavajës.
Berisha theksoi se i riu vdiq në vendin që supozohet të jetë më i sigurti për jetën e dikujt dhe ende nuk dihet nëse jetën ja ka marrë ndonjë ‘xhelat’ apo është vetëvrarë.
Ai tha ndër të tjera se nuk ndodh në asnjë shtet të botës që brenda një harku kohor prej 5 javësh y të rinj të vdesin në komisariatet e policisë.
Sali Berisha konferencë për shtyp në selinë blu:
Humbi jetën në rrethana misterioze në qelitë e zeza të narko komisariatit. Unë ekam ndjekur me shumë vëmendje këtë tragjedi njerëzore, një 28 vjeçar që merret për shoqërim në qelitë e komisaritatit, kjo presupozon se ai në vendin më të sigurt për jetën e tij, e humbet atë. I riu i shoqëruar mbi bazën e një vendimi gjykate, gjendet i pajetë në qeli.
Autopsia, tregon se kishte një lak në qafë, shenja, çka flet për varje apo vetvarje se këtë nuk e dimë. Nuk mund të akuzoj se e vari një xhelat por as të konfirmoj se vari veten. Sipas shokëve të tij ishte djalë i hedhur, pa asnjë shenjë të problemit psikologjik.
Gjurmat e gishtërinjve të tij u gjendën në derën e një lokali ku ai pinte kafe dhe ky u akuzua sikur ka vjedhur. Nuk po merrem me veprën penale se është minore, që shkon deri në 6 muaj burg. Jam këtu para jush për të denoncuar faktin se qelitë e sotme në komisariate janë shndërruar në biruca të zeza aq sa të Sigurimit të shtetit. Nuk ka vend në botë që në një hark kohor 5 javor të regjistrojë të dy të rinjve në komisariate.
Kavaja vuan nga një rrjet grabitësisht por kjo nuk do të thotë të vriten njerëzit në qeli.
A e vari kush me kordonin e kapucit të trikos? Nuk përjashtohet! Kriminale është heshtja cinike e të gjitha organeve shtetërore para këtyre akteve, se me dashje ose jo është vrasje shtetërore.