Berisha iu drejtohet protestuesve: Sot jeni misionarë të revolucionin demokratik

0

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën e PD-së, ka theksuar se tubuesit janë misonarë të revolucionin demokratik.

Sipas Berishës, Rama synon që të largojë shqiptarët nga vendit.

“Së pari mirë njohje për të gjithë ju që keni ardhur në këtë protestë të revolucionit paqësor.

Në një protestë në të cilën ne jemi të vendosur për ti shkurtuar kohën kësaj qeveria anti shqiptare. Edi Rama është plaçkitësi më i madh në historinë e vendit. Në rast se u kujtohet, vite më parë flakte si leckë flamurin amerikan. Pak vite më parë rekrutonte zyrtarin e SHBA-s njësoj si Lukashenko.

Shqipëria e etërve barbarë, është model ii tij.

Shqipëria u pakësua me 1 milion banorë, pasi Rama synon që pas 16 vitesh ai synon që të ketë pallate bosh për elementët e krimit.

Por ne i themi që sot këtu, ne si studentët e vitit 90’, jemi misionarë të patrembur. Po, sot ka edhe njerëz që nuk na besojnë. por ne do të shohim para.

Sot secili prej jush, është në mision të madh për veten, fëmijët, vendin dhe kombin e tij, për ti dhënë shqiptarëve, Shqipërinë e shekullit e 21”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu