Berisha jep deklaratën e fortë: Rama po hetohet nga SHBA për skandalin ‘McGonigal’!

0

Kreu i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat tha se kryeministri Edi Rama është marrë nën hetim nga Gjykata në SHBA lidhur me skandalin ‘McGonigal’.

Berisha theksoi se qytetarët po dizinformohen duke u mashtruar se nuk ka një hetim ndaj Ramës, ku pohoi se prokurorët në SHBA e kanë nën monitorim prej muajit shtator.

Sakaq shtoi se personat që po mashtrojnë qytetarët janë lëpirës me pagesë ose njerëz me njohuri zero juridike.

“SHBA të hetojë nëse ka pasur dreka dhe darka, këto dhe gjëra të tjera mendoj se janë të rëndësishme për t’u hetuar. Këto ditë monia e lëpirësve kanë bërë çdo gjë që t’ju disinformojë ju në mënyrë më të neveritshme, ju kanë mashtruar duke ju thënë se Rama nuk është nën hetim. Është një hetim i paskrupullt. Ky është një akt i shëmtuar ndaj informimit të publikut shqiptar, Rama me vendim të gjykatës së SHBA është nën hetim total. Dokumenti është publikuar në median e huaj që në shtator të 2022. Prokurori në SHBA për të nisur hetimin e Ramës ka marrë autorizimin e Gjykatës, ata që ju thonë që Rama nuk po hetohet po ju mashtrojnë. Janë lëpirës me pagesë ose njerëz me njohuri zero juridike. Një urdhër i tillë është hetim dhe vetëm heto, Në këtë dokument shkruhet regjistrime, dokumente për hetim në çdo regjistrime ose materiale që dokumentojnë çdo komunikim që përfshijnë në celulare, email etj mes tij dhe ish-zyrtarit të lartë”, –  tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu