Ish-kryeministri Sali Berisha ka justifikuar firmëtarët e Kongresit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se disa kishin munguar për arsye shëndetësore, ndërsa të tjerëve u ishin bllokuar rrugët.
“Shpreh respektet që për arsye shëndetësore dhe bllokim rrugës s’kanë mundur që të jenë këtu. Edhe për ata që janë qenë skeptikë. Të bashkohemi dhe të mos shkojmë pas atij që e konsideron PD si pronë personale. Demokratët meritojnë fitore. Rroftë PD e rithemeluar!,”-u shpreh ai.