Ka përfunduar protesta e thirrur nga deputeti Sali Berisha në sheshin para kryeministrisë kundër nismës së Open Balkan.
Por Berisha tha se kjo nuk do të jetë protesta e fundit: Ky uragan nuk ndalet më, ndaj dhe më lejoni ta paralajmëroj Ramën, mos guxo të dalësh para,
dhe mos mendon se me pakicë mund të shtypësh shumicën se mjerimi të pret, ne nuk ka forcë në botë që na ndal.
Kjo është protesta e parë, ju ftoj të qëndrojmë të vendosur për serinë e pafundme të protestave derisa të largojmë narkoshtetin, të rikthejmë shpresën dhe demokracinë.