Berisha: Më 11 Dhjetor dita e protestës kombëtare, do shpallim kërkesat tona

0

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se më 11 Dhjetor do të përcaktojnë ditën e madhe të protestës kombëtare ku dhe do të shpallin kërkesat e tyre. Gjatë folotes në Bilisht, Berisha i bëri thirrje Bashës që të japë dorëheqjen në mënyrë që të mos mbajë peng PD-në.

“Nëse Rama i mbylli pengut dosjen e Tiranës, atë të Belgjikës, ku rezulton i shpallur anëtar i organizatës kriminale, nuk e mbylli dot. I kerkoj të japë dorëheqjen dhe të mos mbajë peng PD. Ky revolucion nuk ka të ndalur, nuk ka forcë në botë. Dëgjo: Rama të mbyll dosje, por nuk të shpëton nga kjo shumicë gjigande. I them Edi Ramës të heqë dorë nga lojërat me peng kryetarin. Më 11 dhjetor do të përcaktojmë ditën e madhe të protestës kombëtare, në të cilën do të shpallim kërkesat tona deri në fitoren e plotë,” tha Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu