Berisha merr pjesë në homazhet për Arben Tafaj: Qeveritar shembullor…

0

Sot po mbahen homazhe për politikanin Arben Tafaj në hollin e Pallatit të Kongreseve. Pjesëmarrës në homazhe ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i shoqëruar nga Flamur Noka.

Berisha shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e Tafajt dhe njëkohësisht theksoi mirënjohjen për kontributin e tij të vyer si qytetar, prind dhe bashkëshort shembullor. Ai vlerësoi Tafajn si një qeveritar të ndershëm dhe të aftë, një parlamentar të nderuar dhe një përfaqësues dinjitoz të qytetarisë së Tiranës.

Arben Tafaj humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti, kur ra nga një lartësi prej 10 metrash pranë banesës së tij. Ai u dërgua në urgjencën e spitalit të Traumës pa ndjenja, ku për shkak të plagëve të rënda, nuk mundi të mbijetonte. Berisha shprehu ngushëllime për familjen Tafaj dhe qytetarët e Tiranës që humbën një përfaqësues të shquar.

Erdha të shpreh mirënjohjen më të thellë për Arben Tafajn, një qytetar shembullor i Tiranës, një prind, bashkëshort shembullor.

Një qeveritar vendor i ndershëm, i aftë, kompetent.

Një parlamentar i kryeqytetit, i aftë, i ndershëm dhe një përfaqësues dinjitoz i qytetarisë së Tiranës.

Një njeri që i kushtoi jetën e vet, veprimtarinë e tij, mbrojtjes së vlerave të kësaj qytetarie dhe ishte pa diskutim një nga përfaqësuesit më dinjitoz të saj.

I shpreh edhe njëherë ngushëllimet e mia familjes së nderuar Tafaj.

Shpreh ngushëllime për të gjithë qytetarët e Tiranës që kanë humbur një përfaqësues të shquar, për të gjithë miqtë, të afërmit e tij.”, shprehet Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu