Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump pas marrjes zyrtarisht të detyrës në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Në mesazhin e tij Befisha shprehet se rikthimi i Trump në Presidencën amerikane do të shënojë edhe fundin e përdorimit të parave të taksavepaguesve amerikanë kundër opozitave konservatore në mbarë botën.
“Partia Demokratike e Shqipërisë, një partner dhe aleat i Partisë Republikane dhe SHBA-së, që në themelimin e saj është e vendosur të bashkëpunojë ngushtë me administratën amerikane për lidhje më të forta miqësore mes dy vendeve dhe popujve tanë. Shqiptarët që përballen me një narko-diktaturë të vërtetë inkurajohen shumë nga angazhimi i Presidentit Donald Trump për të shpallur kartelët e drogës si grupe terroriste”, shkruan ndër të tjera Berisha.