Berisha në arrest në shtëpi, mbështetësit e tij mblidhen poshtë pallatit të ish-kryeministrit

0

Për të disatën herë tashmë nga vendosja e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, simpatizantët vijojnë të mblidhen poshtë banesës së tij.

Ata kundërshtojnë masën e sigurisë të dhënë nga GJKKO për Berishën, ndërsa më herët janë shprehur se këto mbledhje janë në solidarizim me ish-kreun e qeverisë.

Berisha, i cili ndodhet në masën e arrestit në shtëpi prej disa ditësh ka mundur të komunikojë me mbështetësit e tij përmes fjalimeve që ka mbajtur nga dritarja e banesës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu