Berisha në Shkodër: Bashën e pret vrima e miut nga ky revolucion

0

Ish-Kryeministri, Sali Berisha ka mbledhur mbështetësit e tij që nga ora 11:00 në Pallatin e Sportit në Shkodër, ndërsa paralelisht edhe kreu i PD Lulzim Basha po mban takim në Fier.

Berisha tha se Bashën e pret vrima e miut nga revolucioni që kanë nisur dhe se kushdo që e do për kryetar opozite nuk do lirinë.

“Hiqni dorë prej Lulzim bravën, është turpi i dheut dhe turpi i historisë. Ndahuni nga Lulzim Basha sepse atë e pret vrima e miut nga ky revolucion. Askush nuk ka të drejtë të luajë me pluralizmin politik, ata që mbështesin Bashën për kryetar opozitë ata tallen! Shqiptarët që mbështesin Bashën tallen me lirinë, me vlerat e pluralizmit.”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu