Berisha nga Shkodra premton rritje rrogash, pensionesh dhe ulje taksash pas 11 majit

0

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mitingun përmbyllës në Shkodër, deklaroi edhe njëherë se me rikthimin e PD në pushtet pas 11 majit do të rikthehet vemendja te qytetarët.

Ai premtoi vendosjen e minimumit jetik, rritjen e rrogave dhe pensioneve, si dhe uljen e të gjitha taksave, duke nisur nga çmimi i energjisë dhe ujit, te taksat e biznesit.

Do vendosim minimumin jetik 200 euro, do vendosim rrogën minimale 500 euro, do vendosim kartën e ushqimit. Do vendosim listën e rimbursimit të ilaçeve që ka sot republika italiane, që asnjë nga ju mos kërkojë ilaçe në Itali. Për çdo biznes të vogël energji do të jetë 6 lekë dhe jo 18 që është sot. Hapësira publike do të jetë 5 herë më lirë se sot, tarifa e ujit do përgjysmohet. Tavanet për TVSH-në dhe biznesin e vogël rriten në 180 mijë euro. Tatim fitimi nga 23 zbret në 20%, rrogat rriten menjëherë në 13 5, thsh zbret në 15%”, tha Berisha.