Ish-kryeministri Sali Berisha është përgatitur për një tjetër lloj foltoreje, ndërkohë që vetëm një muaj e ndan nga mbajtja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, që e ka thirrur më 11 dhjetor. Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka bërë me dije se më 21 nëntor në orën 17:00, në hotel hotel Rogner në Tiranë, në sallën Antigone do të mbahet një foltore posaçërisht me vajzat dhe gratë e Partisë Demokratike.
“Zëri i gruas sjell ndryshim. Të gjitha bashkë ndryshojmë botën,”- shkruan Vokshi në një status në Facebook.
Kjo lëvizje vjen pasi deputetja denoncoi kryedemokratin Lulzim Basha se e ka hequr nga faqja zyrtare e LDGSH-së. basha hapi garën për një kryetare të re të forumit të Gruas në PD me argumentin se Vokshit i ka mbaruar mandati. Kjo gjë është konsideruar nga deputetja si një tentativë e Bashës për të pushtuar forumet. E njëjta gjë është bërë dhe me Forumin Rinor të Partisë Demokratike.