Berisha: PD ka dështuar në çdo nismë përveç dekriminalizimit

0

Ish-kryeministri Sali berisha është shprehur se roli i opozitës në vend për 8 vite ka qenë një dështim i madh. Në foltoren e Bilishtit, Berisha u shpreh se PD-ja dhe opozita kanë dështuar në çdo nismë që kanë marrë përveç ligjit të dekriminalizimit. Ai gjithashtu i bëri thirrje Bashës që të japë dorëheqjen pasi ka humbur katër herë zgjedhjet.

“Roli i opozitës në këto 8 vite ka qenë i mjerueshëm, Opozita dhe PD nga viti 2013 deri më sot kanë dështuar në çdo nismë që kanë ndërmarrë përveç ligjit të dekriminalizimit. Kanë dështuar në çdo gjë. në çdo premtim që kanë bërë dhe kanë dështuar të garantojnë rrotacionin e pushtetit me votë. Sa herë u mashtruat ju se do mbrojmë votën. Nisi çadrën për të mbrojtur votën dhe përfundoi në qeveri. Ndodhën zgjedhje të tjera. Ne sot vijmë kokëulur përpara shqiptareve sepse kemi humbur katër zgjedhje dhe kemi dorëzuar katër zgjedhje. Një njeri i pa përgjegjshëm me zero integritet, nuk kupton se pas katër humbjesh duhet të kishte dhënë katër herë dorëheqjen,” tha Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu