Berisha për Kim: Transparenca, rruga e vetme që shqiptarët të mos hanë bar

0

Ish kryeministri Berisha në një konferencë të zhvilluar për mediat i është përgjigjur deklaratave të ambasadorë së SHBA në Tiranë Yuri Kim, e cila kërkoi distancimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga  ish-kryeministri.

Berisha theksoi se në asnjë moment nuk po mbron veten e tij, por disa parime jetike që qytetarët te jenë të lirë.

Për Berishën, Kim nuk mund të vendose se kush duhet të qëndrojë dhe kush jo në Parlamentin shqiptar, duke shkuar se diktatura dhe bari janë një binom i pandarë.

Më tej theksoi se rruga që ka ndjekur ai është që transparenca dhe kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të mos hanë barë.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar fakte në takimet që ka zhvilluar me ambasadoren, duke e përgëzuar qëndrimin e kryedemokratit Basha.

“Ambasadorja Kim është unike në botë, si ambasadore që pasi ka lavdëruar një masakër zgjedhore kërkon t’i diktojë këtij vendi se kush duhet dhe nuk duhet të futet në parlament. Diktati dhe bari janë binom i pandarë. Shqiptarët kanë ngrënë barë dhe kanë vdekur nga bari , kanë ngrënë mish të ngordhur dhe kanë vdekur. Kjo ka ndodhur dikur edhe në Kore.

Diktatura dhe bari janë të lidhura, ajo çfarë unë po bëj është që shqiptarët të mos hanë bar dhe rruga e vetme që shqiptarët të mos hanë bar është transparenca. Dua të them së nuk mbrohet Sali Berisha nga sovraniteti, por Sali Berisha nuk pranon që nën ditkat t’i shkelë ato dhe ky është ndryshimi. Rruga e vetme për t’i mbrojtur është transparenca.

E them edhe njëherë se nuk ka forcë në botë përveç të gjithëfuqishmit që mund të më pengojë mua për të ushtruar funksionin tim të zgjedhur nga qytetarët. Ata që nuk bëjnë transparencë dhe u ofrojnë barin shqiptarëve kanë frikë nga e vërteta. Unë kam deklaruar se nëse paraqitet një fakt unë marr vendimet e mia.

Por duhet ta dini që nuk ka forcë në botë që të më imponojë mua përveç transparencën , një qëndrim tjetër përveç këtij që kam shpallur. Cilido që akuzon pa fakte bazë ka probleme madhore ma karakterin e tij. Basha gjatë gjithë takimit ka takuar fakte prova dokumente”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu