Berisha: Përshëndes prokuroren guximtare që firmosi sekuestrimin e 50 milionë eurove të klanit Boçi, të lidhur me Edi Ramën dhe Erion Veliajn

0

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimit e tij të përnatshëm para mbështetësve tha se e falënderon prokuroren guximtare që firmosi sekuestrimin e 50 milionë eurove të klanit Boçi, të lidhur me Edi Ramën dhe Erion Velinë. Gjithashtu Berisha theksoi se drejtësia e Gjokave, e Dumanëve, e Sadushëve është drejtësi e krimit.

“Miqtë e mi, kjo dramë që u luajt në dyert e Skrapit të partisë është një apel për çdo shqiptar të ngrihemi. Të ngrihemi se pa drejtësi nuk ka liri. Se drejtësia e Gjokave, e Dumanëve, e Sadushëve është drejtësi e krimit. Drejtësi e narkokrimit. Drejtësi e narkoshtetit. Askush nuk duhet të dekurajohet. Shqipëria, ju garantoj se ka juristë të shkolluar në shkollat më të mira të botës, se edhe në sistemin e sotshëm ka nga ata që i kanë shpëtuar gjahut të shtrigave sorosiane, me të cilat Xhorxhi e shndërroi drejtësinë në degë të ekzekutivit, të gatshëm të bëjnë ligjin, të respektojnë ligjin, të respektojnë Kushtetutën. Jam këtu për të përshëndetur prokuroren guximtare që firmosi sekuestrimin e 50 milionë eurove të klanit Boçi, të lidhur me Edi Ramën këmbë e kokë; të klanit Boçi, të lidhur me Erion Velinë këmbë e kokë; të klanit Boçi, të lidhur me Velicën këmbë e kokë. Thuhet se gruaja e Boçit ka qenë edhe këshilltare e Edvin Ramës. Por miqtë e mi, kjo zonjë apo zonjushë se unë nuk e njoh, ka një rrogë të paktën katër herë më të ulët se Zamani dhe zamanët e tjerë të Skapit. Dhe me një firmë sekuestron më shumë se në pesë vite Skrapi i partisë. As nuk ka mbrojtje, as nuk ka badigardë, por ka nderin dhe integritetin e vet dhe merr vendime të tilla,” tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu