TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar foton nga dasma e djalit të tij Shkëlzen Berisha me modelen Armina Mevlani. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka uruar çiftin që Zoti të bekojë dashurinë e tyre.
Postimi i Plotë:
Sonte dasëm në familjen tonë dhe unë dua të ndaj me ju miq gëzimin e saj. Shkëlzeni dhe Armina kurorëzojnë dashurinë dhe miqësinë e tyre! Zoti i bekoftë!